Vendimi i fundit i Disiplinës bëri jo pak bujë por në të njëjtën kohë është jo pak i çuditshëm. Në lëmin e vendimeve spikat edhe ai për Idriz Bathën, mesfushorin e Flamurtarit: “Për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit dënohet me një ndeshje pezullim”.

Pyetjet që shtohen pas këtij vendimi janë shumë. Çfarë po mendonte trupa gjykuese e përzgjedhur nga FSHF për të drejtuar ndeshjen Flamurtari-Teuta, në atë kohë kur Batha nuk reshte se godituri kundërshtari? Si mundet një arbitër ndërkombëtarë si Hamiti ta kalonte një rast të tillë vetëm me një këshillim? Çfarë duhet të thotë tani klubi i Teutës, pasi ishte minuta e 71-të dhe ndeshja mund të merrte një tjetër rrjedhe pasi do të ishin në epërsi numerike.

Komisioni I Disiplines

Me të drejtë edhe Ilir Daja duhet të ankohet pasi gjatë gjithë javës përgatiti ndeshjen me Kukësin me Bathen në formacion, ndërsa tashmë i mbetet vetëm një seancë stërvitore për të provuar një skemë të re. Është e vërtetë që urdhri i dytë shfuqizon të parin, por futbolli është një lojë e cila luhet në kohë reale dhe vendime të tilla vetëm sa shtojnë pikëpyetjet e një gjykimi korrekt dhe profesional nga gjyqtarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb