Deputeti i PD-së Tritan Shehu, ka reaguar për sulmin e paligjshëm te “Prestige Resort”.

“Konfiskimi pa vendim gjykate e “Prestige Resort” është vetëm një simptomë për një vend ku drejtësia është “strukur”, një episod i shkeljes së lirive e të drejtave! Ku autokracia ka dalë “sheshit” e po transformohet në diktaturë! Njëlloj si më 1945!”, ka thënë Shehu.

Në një reagim në “Facebook”, ai gjithashtu thotë se në asnjë vend demokratik ku ka drejtësi dhe ka shtet, nuk do të kishte guxuar askush të bënte veprime të tilla.

STATUSI:

Nje simptom i degradimit ne autokraci!

Konfiskimi pa vendim gjykate e “Prestige Resort” eshte vetem nje simptom per nje vend ku drejtesia eshte “strukur”, nje episod i shkeljes se lirive e te drejtave!

Ku autokracia ka dale “sheshit” e po transformohet ne diktature!

Njelloj si me 1945!

Ne asnje vend demokratik, ku ka drejtesi, ku ka shtet ne kuptimin e vertete te fjales askush nuk do kishte guxuar te bente kete qe po ben sot aty.

Nuk e kam fjalen per Kim Jong-un, por per shtetet demokratike si te atyre, qe u bene garantet e “reformes” sone te drejtesise.

Nuk e di ku jane sot?!

Sepse vetem nje drejtesi e munguar, e aq me keq e pilotuar i ben te guximshem ata qe ndermarin vepra te tilla arbitrare.

Aq te guximshem, sa te “perqeshin” keshtu edhe deklaratat e DASh!

E perseris, ky “guxim”, qe po tregohet sot eshte vetem nje demostrim i semudjes se rende, qe kercenon kete vend.

Nje “guxim” autokratesh ky, por qe behet lehtesisht “pluhur” perpara nje levizje popullore.

Sepse problemi ketu eshte shume e shume me i madh, i gjere e i rrezikshem nga ato ngjarje ne ate Resort!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: