Drejtuesi i një automjeti ka përfunduar në spitalin e Traumës, pasi humbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Skuraj (Kurbin) rreth orës 15:00.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi F. F., i cili u dërgua në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në fshatin Skuraj, shtetasi F. F., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi F. F., i cili u dërgua në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.