Një automjet ka marrë flakë teksa ishte në ecje e sipër në aksin Shkodër-Velipojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, ndërsa dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Velipojë /Informacion paraprak

Rreth orës 03:20, në aksin rrugor “Shkodër- Velipojë”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje, automjeti me drejtues shtetasin Z. N. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin me prova ligjore shkakun e zjarrit në automjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb