Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Falco”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë. Gjatë operacionit janë zbardhur dhe dokumentuar 11 raste vjedhjesh, si dhe një rast tjetër i mbetur në tentativë.

Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar shtetasi M. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autor i këtyre vjedhjeve. Hetimet e policisë kanë zbuluar se ky person është i përfshirë në vjedhjen e sendeve me vlerë, kryesisht nga automjetet dhe skutera elektrikë, si dhe ka vjedhur shuma parash dhe sende të tjera të vlefshme.

Gjatë arrestimit të 26-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar gjithashtu një sasi të dyshuar narkotike, kanabis, që iu gjet gjatë kontrollit fizik të tij.

Në vijim të hetimeve, po punohet për zbardhjen e detajeve të tjera lidhur me aktivitetin kriminal të M. K., ndërsa ai ka përfunduar në pranga dhe do të përballet me akuzat për vjedhje pasurie dhe mund të ketë lidhje me raste të tjera të ngjashme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb