Dyshohet se shkak i konfliktit të ndodhur pak më parë në Lezhë, ku mbeti i plagosur një persona, të ketë ndodhur për shkaqe pronësie.
Autori e ka qëlluar të plagosurin me bishtin e një mjeti prerës “kmes”, ndërsa të dy njiheshin pasi jetonin në të njejtin fshat.
I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(BalkanWeb)