Romir Hunda, djali i 70-vjeçarit të plagosur disa ditë më parë, Fadil Hunda deklaron se babai nuk është plagosur për shkak të një borxhi. Ai tha se autori iu kishte borxh dhe ka dashur që të marrë peng babain. “Babai pasi u qëllua me dy plumba nga autori Adil Hizdri ka neutralizuar autorin 31-vjeçar i cili donte ta merrte peng”, tha i biri.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar po ashtu për BalkanWeb dhe pamjet që tregojnë momentin e plagosjes së 70-vjeçarit.

Ngjarja ndodhi në lagjen 17 rreth orës 19:30, ditën e enjte. Gjithçka ndodh teksa autori i dyshuar, i thërret 70-vjeçarit dhe pasi flasin për disa sekonda, ky i fundit tenton të largohet.

Në video shfaqet autori, i cili me pistoletë në dorë qëllon nga pas 70-vjeçarin, i cili është në spital në gjendje të stabilizuar. I plagosuri i merr nga dora armën e zjarrit autorit, i cili kishte zbritur nga mjeti dhe e ndiqte.

Mësohet se autori 31-vjeçar ka qenë ish-ushtarak në Zall-Herr.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: