Del sot para gjykatës Azgan Mërnica, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier, Novruz Cenaliaj.
I veshur me jelek antiplumb, Mërnica është transportuar drejt gjykatës së Fierit nën masë të rrepta sigurie. Ai është shoqëruar nga furgonë policie, për t’iu paraprirë çdo situate të mundshme.
Gjyqtare e çështjes është Dajana Ndrea ndërsa akuza përfaqësohej nga Denis Hyka. Avokat mbrojtës i të pandehurit Azgan Mërnica ka qenë Xhevair Morina.
(BalkanWeb)