Autori i golit të Egnatias, Edison Ndreca tregoi këndvështrimin e tij pas suksesit 1-0 ndaj Tiranës.

“Unë jam i lumtur që fituam tre pikë se erdhi në momentin që duheshin tre pikët. Pastaj jam i lumtur për pjesën që shënova, uroj që të vazhdojmë që të kthehemi aty ku e meritojmë ne.

Ne i punojmë goditjet standarte, trajneri më kishte lënë detyrë të shkoja drejt asaj pike. Më vjen mirë të shënoj edhe me kokë, jo vetëm me të majtën.

Ndjehem mirë në krahun tim, pastaj manovrat i përgatit trajneri, mënyrën si të dalim. Unë përpiqem të bëj maksimumin në detyrat që më caktohen.

Futbolli gjithmonë ka nevoje të përmirësohesh. Elementët që janë afruar, janë afruar që të bëjnë diferencën dhe shpresoj e uroj që ta bëjnë, megjithëse po adaptohen shumë shpejt e do kthehet Egnatia aty ku ka vendin. Nuk kam as më të voglin dyshim që do të jemi pretendentët kryesore për të marrë titullin kampion. Edhe kundërshtarët normalisht futen me tjetër synim kundër nesh se jemi kampionët, edhe unë kur kam luajtur kundër një ekipi kampion, kam qenë më i karikuar e motivuar. Ne po e hasim këtë problem, por jemi në rrugën e duhur se ekipet janë aty-aty dhe me këtë format “Final Four”, ne do të jemi pretendentët kryesorë për të marrë titullin”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb