TIRANE – Sot më 7 mars edhe Bes Kallaku ka përcjell një urim special për të gjithë mësuesit dhe veçanërisht për mësuesen e tij të klasës së parë. Aktori i humorit ka publikuar në Instagram një foto nga klasa e parë, në Festën e Abetares.
besii
“Gëzuar 7- marsin të gjithë mësuesve. Atyre mësuesve që vërtet me përkushtim kanë edukuar breza. Mësuesja ime e parë, Naile Maloku, të përqafoj. Në këtë foto, Festa e Abetares . (Unë jam ai i treti nga e majta, afër atij që po qan ndërkohë, jam me bluze blu hahah). Zoti ju rujt”- ka shkruar aktori bashkangjitur fotos.
Që kur ishte i vogël i është shfaqur sensi i humorit, pasi në foto shfaqet duke qeshur edhe pse shoku i tij po qan.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: