I riu Connor Betts, autor i masakrës në Ohio të SHBA-ve e përkufizonte veten si kundërshtar të presidentit Donald Trump.

Përmes një llogarie në Twitter ai shprehej si mbështetës i kandidates demokrate Elizabeth Warren. Ndonëse llogaria nuk mban emrin e tij, Associated Press raporton se profili përmban vetëm foto të të riut.

C 2 Articolo 3224440 Upiimagepp
C 2 Articolo 3224440 Upiimagepp

Pak pas ngjarjes autoritetet mbyllën profilin e tij. Nga sulmi mbetën të vdekur 9 persona dhe u plagosën 26 të tjerë, ndërsa që për masakrën ishte në dijeni edhe shoku i tij.
Autori i krimit ishte i veshur me jelek antiplumb dhe nuk dihen shkaqet pse qëlloi mbi personat jashtë barit, ndërsa u vra nga policia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: