ELBASAN

Të tjera detaje zbulohen për vrasjen e avokatit Ravik Gurra mbrëmjen e kaluar në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton nga vendngjarja për “BalkanWeb” se avokati i familjes Çapja dhe i Emiljano Shullazit u qëllua me dy plumba pas koke me pistoletë me silenciator nga një person i maskuar që më pas është larguar me makinë tip ‘Benz’.

Mjeti tip ‘Benz’ rezulton i vjedhur në Fushë Krujë dhe u gjet i djegur në fshatin Karakullak.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen. Dyshohet se ekzekutimi i avokatit është kryer për shkak të detyrës se tij.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen.

Sakaq, avokatët në qytetin e Elbasanit vendosën të bojkotojnë për 3 ditë seancat gjyqësore në shenjë proteste për vrasjen e kolegut të tyre.

Ceremonia e varrimit të avokatit pritet të bëhet sot, pasi pritet të vijnë në Shqipëri bashkëshortja e tij si dhe vajzat që ndodhen në Angli.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb