Zbardhen detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në zonën e Don Boskos në Tiranë, sipas informacioneve një nga të plagosurit rezulton me precedent penal, teksa plagët i kanë marrë njëri në këmbë e tjetri në krah.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se autori ka qenë duke ecur në këmbë kur ka qëlluar me armë zjarri drejt dy personave.

Gjithashtu, mësohet se autori i ngjarjes mbante kapele. Ai është larguar me një automjet tip “Golf” pas të shtënave, duke humbur gjurmët.

Policia e Tiranës njofton se të plagosur kanë mbetur Kastriot Elezaj dhe Ronaldo Metushi të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb