Gazetari Igli Celmeta, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës në News 24 tha se autori i ngjarjes në Don Bosko, dyshohet se ka ndjekur lëvizjet e dy të plagosurve.

Gazetari tha se policia dyshon se kemi të bëjmë me atentat. Autori i dyshuar kishte veshur një kapele. Ai, pasi ka qëlluar në drejtim të dy personave, ka ecur fillimisht në këmbë, ndërsa më pas ka hipur në një makinë.

“Një nga të plagosurit ka marrë plumb në këmbë dhe tjetri në shpatull. Është identifikuar një person me kapele, që iu afrohet Kastriot Elezit dhe Ronaldo Metushit. Autori afrohet pranë tyre dhe i qëllon të dy. Autori është larguar me makinë. Dyshohet për një atentat. Policia dyshon se autori ka monitoruar lëvizjet e të plagosurve.

Ngjarja është e paramenduar. Një nga të plagosurit është me precedent penal, po hetohen konfliktet që mund të kenë pasur të plagosurit më parë. Një të plagosurit paraqitet në gjendje të mirë, tjetri është në kurim, janë në gjendje stabile, por nuk mund të themi nëse një nga të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën”, tha gazetari Celmeta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: