Vrasësi me pagesë që helmoi ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Salisbury të Anglisë është zbuluar me foto dhe është një kolonel i nderuar nga Putin me çmimin më të lartë ushtarak për shërbimin e tij në Çeçeni dhe Ukrainë.

Identiteti real i një prej dy vrasësve,  i identifikuar si Ruslan Boshirov, thuhet se është koloneli 39-vjeçar Anatoliy Vladimirovich Chepiga.

Ai ka marrë dekoratën Hero i Federatës Ruse nga Presidenti gjatë një ceremonie sekrete në vitin 2014.

Foto e tij u zbulua nga faqja gazetareske investigative Bellingcat e lidhur me The Telegraph, duke hedhur poshtë zërat e Putin se vrasësit mund të ketë qenë qytetarë të thjeshtë.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb