Organizatorët e mitingjeve në Gjeorgji po planifikojnë të prishin zgjedhjet presidenciale të 14 dhjetorit dhe të përshkallëzojnë situatën në maksimum, sipas Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Gjeorgjisë.
“Sipas informacioneve të marra, organizatorët e aktiviteteve destruktive dhe kriminale planifikojnë të parandalojnë zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 14 dhjetor 2024 dhe të pengojnë me çdo mënyrë zgjedhjen e presidentit të gjashtë të Gjeorgjisë. Kjo do të çojë artificialisht në një krizë pushteti”, theksohet në deklaratë.
Deklarata gjithashtu u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal për të mos u bërë pjesëmarrës apo viktima të planeve të organizatorëve.
Organizatorët e akteve kriminale do të përpiqen të intensifikojnë protestat dhe të nxisin ndjenjat radikale duke sakrifikuar njerëz”, thuhet në deklaratë.
(A.A/BalkanWeb)