TEHERAN- Autoritetet iraniane shkatërruan 100 000 antena parabolike dhe aparatura të tjera marrëse të sinjaleve satelitore televizive, njoftoi sot media lokale.

“Të gjitha antenat dhe aparaturat e tjera janë shkatërruar vullnetarisht nga qytetarët”, konfirmoi agjencia iraniane e lajmeve, basijnews.ir, organ i milicisë së Bassidjit, shumë e afërt me Gardën e fuqishme Revolucionare iraniane, arma elitë e regjimit.

“Një milion persona morën pjesë në këtë program”, tha shefi i Bassidjit, gjenerali Mohammad Reza Naghdi. “Televizionet satelitore nxisin korrupsionin dhe korruptojnë kulturën e shoqërisë sonë. Ato janë shkaktare të rritjes së numrit të divorceve, të rasteve të drogës dhe të pasigurisë publike”, theksoi ai. Megjithatë, presidenti i moderuar iranian, Hassan Rohani, i zgjedhur në vitin 2013, ka deklaruar vazhdimisht se ndalimi i antenave satelitore është i padobishëm dhe joproduktiv.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: