PAKISTAN- Disa shkolla fetare që drejtoheshin nga grupe ekstremistë janë mbyllur nga autoritetet pakistaneze. Mësohet se pas kësaj fshihej grupi Jaish-e-Mohammed, ndërkohë që janë arrestuar 10 persona gjatë bastisjes së një xhamie.

Sakaq, bëhet e ditur se mbylljet e shkollave kanë rezultuar pas arrestimit të disa anëtarëve të grupit të ndaluar Jaish-e-Mohammed, duke përfshirë edhe udhëheqësin Maulana Masood Azhar. Ndërkaq, autoritetet indiane bënë me dije se ky grup qëndron pas sulmit të 2 janarit në bazën ajrore Pathankot, që gjendet në kufi me Pakistanin, ku u vranë 7 ushtarë indianë dhe disa sulmues.

Fill pas sulmit, India dhe Pakistani shtynë bisedimet që kishin planifikuar për 15 janar. Po ashtu, Islamabadi ka njoftuar se do të marr masa kundër grupit Jaish-e-Mohammed, i cili e ka bazën në provincën Punjab.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: