Spitali “Indonesia” në veri të Gazës është sulmuar të shtunën, ka thënë Ministria e Shëndetësisë.
Të paktën pesë predha kanë goditur ndërtesën, sipas drejtorit të spitalit, dhe forcat izraelite kanë rrethuar spitalin.
Ministria ka thënë se mbi 40 pacientë dhe staf mjekësor kanë mbetur në spital.
“Të shtëna të forta janë drejtuar nga ndërtesa dhe oborret e spitalit, duke shkaktuar panik të madh te pacientët dhe stafi mjekësor”, ka thënë Marwan Sultan.
Sipas ministrisë, një grup i personave të zhvendosur para derës së spitalit ishin shënjestër e të shtënave.
Ka shtuar se spitali ka pësuar ndërprerje të plotë energjie.
Javën e kaluar, ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e këtij spitali dhe dy të tjerëve në veri të Gazës.