ANKARA – Dosja e përgatitur nga Ministria e Drejtësisë në lidhje me tetë puçistët të cilët u arratisën me helikopterë në Greqi pas tentativës për grusht shteti, përmes Ministrisë së Jashtme u dërgua në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Përgjithshme e Ligjeve dhe Marrëdhënieve të Jashtme pranë Ministrisë së Drejtësisë në korniza të dispozitave të “Marrëveshjes për Ekstradim” mes Greqisë dhe Turqisë e cila është në fuqi, ka përgatitur dosje në lidhje me ekstradimin e tetë puçistëve të arratisur në Greqi.

Bëhet e ditur se dosja e dërguar nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Jashtme, është përcjellë në Greqi.

Në kërkesën për ekstradim të përgatitur nga Kryeprokuroria Republikane e Stambollit, kërkohet ekstradimi i tetë ushtarëve me gradat e ditura që gjendeshin në helikopterin e markës Sikorsky S70 Hawk S/N me numër regjistri 11308 që i përkiste Forcave të Armatosura Turke dhe që zbriti në Aeroportin e Aleksandropolisit të Greqisë më 16 korrik 2016, me akuzat “Shkelje e kushtetutës duke përdorur forcë dhe dhunë”, “Tentativë për atentat ndaj presidentit të shtetit”, “Krim ndaj organit ligjvënës dhe qeverisë” dhe “Plaçkitje grupore me armë”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: