BRITANI E MADHE

JK Rowling ka dhuruar 20 milionë dollarë për të mbështetur kërkimet shkencore në klinikën që mban emrin e nënës së saj, Anne Rowling, në Universitetin e Edinburghut.


Autorja e Harry Potter e ka dhunuar këtë shumë marramendëse në ndihmë të kërkimeve për sëmundjen skleroza multiple. Skleroza multiple është një sëmundje kronike që prek sistemin nervor qendror dhe për të nuk ka një kurë të njohur.


Klinika për neurologjinë regjenerative, “Anne Roëling”, është themeluar në vitin 2010, pikërisht me donacion të autores së librave për Harry Potter.


Nëna e shkrimtares, Anne Rowling, vdiq në moshë 45 vjeçare si pasojë e komplikimeve të lidhura me sklerozën multiple. Prandaj, fokusi i kësaj qendre mjekësore janë gjendjet e ndryshme neurologjike, duke përfshirë edhe sklerozën multiple.

“Mbështetja e kërkimeve për mua është një krenari e madhe. Kur u themelua klinika ‘Anne Rowling’ askush nuk mund ta imagjinonte që do të kishte bërë përparim të jashtëzakonshëm në fushën e neurologjisë rigjeneruese”- ka thënë shkrimtarja Anne Rowling.
(BalkanWeb)