Këngëtarja shqiptare Ava Max është aktualisht duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit “So am I”.

Kjo këngë e ka renditur vajzën nga Shqipëria lartë në top listat britanike dhe amerikane, teksa ishte një vazhdimësi e suksesit të padiskutueshëm që pati kënga “Sweet but Psycho”.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe nga prapaskenat e xhirimeve të klipit më të fundit, duke treguar se sa mirë ia ka kaluar nën shoqërinë e produksionit dhe të stafit.

Xhirimet e këtij klipi janë kryer në Kaliforni, teksa deri më tani kjo këngë numëron mbi 11 milionë klikime në kanalin YouTube.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: