Fama e Ava Max këngëtares me origjinë shqiptare po rritet çdo ditë e më shumë.


Ylli i muzikës jo vetëm që po bashkëpunon me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare, por ka filluar të kërkohet edhe nga kompanitë për realizimin e reklamave.


Së fundmi, Ava ka lajmëruar se do të jetë imazhi i ri i “Fiatit”, që e ka konsideruar 25-vjeçaren si një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it.


Këngëtarja do promovojë “Panda Trussardi”, ndërsa në ditët në vijim pritet të publikojë detaje të reja nga projekti.

“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it ndonjëherë dhe një nga qytetet më elegante. Duket sikur diçka e mahnitshme do të ndodhë”, shkruan “Fiat”.

Vetëm dy ditë më parë Ava publikoi këngën “Slow dance” në bashkëpunim me këngëtarin AJ Mitchell, që ka arritur mbi 222 mijë klikime.

Etiketa: