TIRANE – Disa zona në kryeqytet do të vuajnë sot mungesën e ujit, për shkak të një avarie në linjën e “Shën Mërisë”, që furnizon me ujë të pijshëm një pjesë të konsiderueshme të Tiranës.
Konkretisht zonat që do të kenë kufizime të ujit janë: “Komuna e Parisit”, Vilat Amerikane”, Shkoza, “Vëllezërit Kondi”, Sanatoriumi, Sauku, ish-Blloku, Qyteti Studenti, Tirana e Re dhe “Dëshmorët e Yzberishtit”.
Mësohet se grupet e punës po përpiqen të riparojnë defektin, ndërsa nuk dihet ende se kur do të rikthehet normaliteti në furnizimin me ujë të këtyre zonave të kryeqytetit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: