Arritje rekord në zyrat e shitjes së biletave për “Avengers: Infinity War”, kapitulli i ri i sagës me regjisor Joe dhe Anthony Russo, i shpërndarë nga Disney.

Filmi i dalë në 25 prill ka mbledhur në fundjavën e parë në sallat e kinemasë 630 milionë dollarë në gjithë botën , duke kaluar rekordin e mëparshëm botëror të “Fast and Furious 8” (542 milionë dollarë) duke regjistruar kështu shifrën globale më të qëndrueshme për të gjitha daljet kinematografike të të gjithë kohërave.

Këto shifra janë bërë të ditura sipas vlerësimit të ‘Exhibitor Relations’, edhe pse filmi edhe nuk është shfaqur ende në Kinë (më 11 maj).

Filmi, i cili përfshin më shumë se njëzetë superheronj që luftojnë për të shpëtuar universin, gjithashtu shënoi rekordin për hapjen më të mirë të kinemasë së Amerikës së Veriut, me një koleksion prej 250 milionë (duke mundur 248 milionë të “Star Wars: zgjimi i forcës”).

Dhe së shpejti ai do të hyjë (me “Black Panther” titullin e dytë të 2018) në klubin e titujve miliarderë.

Në Itali, gjatë fundjavës së parë të programimit, filmi mblodhi rreth 6 milionë euro, pak më shumë se 9 në total.

Ndërkohë, në Los Anxhelos po nisin xhirimet për filmin e ri “Captain Marvel” me fituesin e Oskarit Brie Larson. Me skenar dhe regji nga Anna Boden dhe Ryan Fleck filmi do të mbërrijë në kinematë italiane më 6 mars 2019. I vendosur në vitet 1990, filmi është një aventurë krejtësisht e re që do të tregojë një periudhë historike të pashembullt në Universin Kinematografik Marvel.

Në film do të interpretojnë përveç Brie Larson edhe Samuel L. Jackson, Ben Mendelsohn, Djimon Hounsou, Lee Pace, Lashana Lynch, Gemma Chan, Algenis Perez Soto, Rune Temte, McKenna Grace, Clark Gregg dhe Jude Law./Tgcom24-atsh/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb