Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Tiranës Avenir Kika i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se në ndërtimtari duhen kode të reja.


Kika u shpreh se do iu kërkojë ndërtuesve që të marrin masa dhe të bëjnë ndërtime të atilla, që t’ju rezistojnë edhe tërmeteve 8 ballë.


Agron Hysenlliu: Ka një ligj që është ligji 8402, që përcakton gjithçka. Ky ligj përcakton radhën shumë të mirë, bëhet projekti, thirret konstruktori etj. Ligji e përcakton saktë si bëhet gjithë puna, ka një supervizor, ka edhe kontrolle. Kontrollet e objektit janë kontrolle që bëhen nga bashkitë, bëhen kontrolle të karabinasë, e gjithë objektit, nuk ka kontroll përpos supervizorit nga ana e mënyrës së ndërtimit. IKMT kontrollon ndërtimet.


Avenir Kika: Unë në projektet e reja që do të bëhen do ua kërkoj që ndërtesat të bëhen të atilla që të rezistojnë edhe në tërmete 8-ballësh. Që sot duhen kode të reja.

Agron Hysenlliu: Ndërtesat sot janë mirë, por me situatën duhen ndryshuar edhe ligjet. Ne jemi inxhinierë, duhet të shikojmë punën tonë. Duhet të shohim ku e patëm defektin, difekti ishte në zbatim. Ishte makutëria e njerëzve. Duhej bërë gjithçka sipas kontrolleve teknike.

Ervin Paci: Edhe unë mendoj se duhet që të bëhet një hartë e re dhe një ligj i fortë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb