TIRANË – Avenir Peka, vëllai binjak i gazetarit Çim Peka të aksidentuar mbrëmjen e djeshme, që humbi dhe djalin e tij 11-vjeçar në një aksident pak javë më parë, ende pa e marrë veten nga tronditja, është përballuar me një dhimbje të re, të dyfishtë, nga përsëritja e historisë “së njerëzve të papërgjegjshëm”:

“Thonë se kur të vjen e keqja, hapi derën”, shkruan ai në një postim në Fb, për dhimbjen që i është shkaktuar nga ky aksident, familjes së Llesh Kolës, me të cilën kishin miqësi familjare dhe vetë atij, nga plagosja e të vëllait.
avenir peka

MESAZHI I AVENIR PEKËS

“Thonë se kur të vjen e keqja, hapi derën.
Sonte është nata më e vështirë e jetës sime. Edhe më e vështirë se kur djali im 11 vjeç vetëm pak javë më parë humbi jetën në aksident automobilistik nga njerëz të papërgjegjshëm. Sonte, vëllai im binjak, Çim Peka, ra viktimë gjithashtu e njerëzve të papërgjegjshëm. Ai u plagos dhe vajza e mikut të familjes tonë, Llesh Kola, Fleura Kola, mbeti viktimë. Zoti na ndihmoftë”

AKSIDENTI

Mbrëmje e së enjtes, rreth orës 19:30 në zonën e Mulletit, dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin. Për pasojë humbi jetën 29-vjeçarja Fleura Kola, vajza e ish-ambasadorit tonë në Romë, Llesh Kola dhe u plagosën dy drejtuesit e mjeteve, gazetari Çim Peka dhe shtetasi Emiljano Pelushi. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se automjetet e përfshira në aksident janë një “Benz” me targë AA 099 GB që drejtohej nga Peka dhe një “Audi” me targë AA 566 HP, e drejtuar nga Pelushi.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb