Një ngjarje e rëndë është shënuar në Hawaii, me pasojë vdekjen e 11 personave. Një avion i vogël, i mbushur me disa persona që dëshironin të hidheshin me parashutë, është rrëzuar, duke e kthyer aventurën në tragjedi.

BBC raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të pistës Dillingham, në Mokuleai të Hawaii.

“Departamenti i Transportit në Hawaii njoftoi se nga rrëzimi i avionit nuk ka asnjë të mbijetuar”, transmeton BBC.

“Deri më tani, sipas raportit të parë, dimë se 11 persona kanë qenë në bord. Nuk ka asnjë të mbijetuar”, tha shefi i zjarrfikësve, Manuel Neves, duke shtuar se familjarët e personave në bord kishin parë nga toka rrëzimin e avionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb