AUSTRALI

Shumë frikë në Queensland, në Australi, për një grua që po zbavitej në bordin e një mjeti me shpejtësi shumë të madhe të HyperCoaster në parkun e lojërave Movie world të Gold Coast.

Në videon e regjistruar nga telekamerat e vendosura pranë mjetit lëvizës, shihet vajza që bërtet për shkak të shpejtësisë së madhe. Më pas papritur një zog e godet në fytyrë, teksa mjeti po lëviz me shpejtësi 115 km/orë.

Shumë frikë për vajzën që nuk ka as kohë për të reaguar për shkak të kthesave të rrezikshme që mjeti përshkruan.

Për fat ajo, ka zbritur vetëm me një gërvishtje në shpatullën e djathtë dhe disa pupla, si dhe një eksperiencë për të treguar.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb