Nga: MARIGLEN MERTIRI*
TIRANE – Avioni taksi, tashmë në shërbim të qytetarëve edhe në Shqipëri. Nga kjo e mërkurë një avion i tillë ofron udhëtime komode drejt destinacioneve të ndryshme.

Me një kapacitet prej 8 personash, udhëtimi drejt vendeve që cilësoheshin të paarritshëm, tashmë bëhet realitet, mjafton të kontaktoni kompaninë e duhur, “Shega Air”. Ofrimi i transportit ajror është risia më e re e kompanisë me eksperiencë mbi 20-vjeçare “Shega Trans”. Investimi në këtë fushë të paeksploruar në vend, garanton cilësinë dhe sigurinë për këdo që zgjedh këtë logo biznesi.

“Që nga dita e sotme në Shqipëri do të ketë një shërbim të ri të shërbimit ajror që do të jetë avioni taksi i promovuar nga kompania “Shega Air”, pjesë e grupit “Shega Trans”. Me këtë lloj avioni do të ketë mundësi të ketë shërbime turistike, shërbime ambulance dhe udhëtime në vende të ndryshme të europës. Aktualisht në këtë avion përfshihen 8 persona, ky është mjeti i parë dhe deri në fund të vitit do të kemi një tjetër avion që do të transportojë 16 persona. Ky është i pari avion në të gjithë Europën juglindore, një shërbim i ri që ofrohet vetëm nga ne.”-deklaroi Ervin Shijaku, administrator i “Shega Trans”.

Me anë të këtij avioni kompania ofron transport edhe për emergjencat shëndetësore. Ndaj dhe brenda 2015 drejtues të kompanisë garantojnë klientët se flota do të shtohet me një tjetër avion me kapacitet deri në 16 persona. Ndërsa prej gati dy vitesh helikopterët taksi janë një normalitet për klientët besnikë të “Shega Air”.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: