Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, kapiteni Jovan Krivokapiq, ka dhënë sqarime rreth fluturimeve të avionëve luftarakë serbë mbi qiellin e Preshevës.

Ai ka thënë se fluturimet janë pjesë e stërvitjeve ushtarake që janë planifikuar në këtë zonë dhe që do vazhdojnë edhe nesër në Serbinë qendrore.

“Aeroplanët janë duke fluturuar ashtu siç duhet”, ka thënë për BIRN, Krivokapic, duke shtuar se nuk ka arsye për panik në popullatën lokale.

I pyetur nëse aeroplanët kanë fluturuar mbi atë zonë nga përfundimi i luftës në Kosovë ai nuk ka dhënë përgjigje por ka thënë se “Presheva dhe Kosova janë pjesë e Serbisë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb