PRESHEVE- Pas lajmit që qarkulloi në mediat serbe dhe ato kosovare lidhur me fluturimet e avionëve të forcave ajrore serbe mbi komunën e Preshevës, ka reaguar KFOR. Sipas KFOR këto lëvizje nuk përbëjnë kërcënime.

“Duke iu referuar fluturimit të avionëve të forcave ajrore serbe mbi komunën e Preshevës, KFOR po kryen kontrollet e pritshme.

avione presheve

KFOR-i po monitoron situatën dhe fton gjithë popullsinë të jetë e qetë, sepse nuk ka kërcënime. Autoritetet ushtarake serbe kanë deklaruar se po bëjnë një provë për stërvitjen taktike ‘Sadejstvo 2108’, e cila është planifikuar për nesër”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: