Avionët ushtarakë të Serbisë edhe sot kanë shqetësuar banorët e Preshevës. Që nga mëngjesi i së premtes, aeroplanet luftarakë kanë fluturuar mbi Luginë shumë afër vijës ajrore.

Në një video të siguruar nga “Indeksonline”, shihen avionet të cilët fluturojnë mbi Preshevë.

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar për sigurinë e tyre atje.

Edhe ditën e mërkurë, avionët luftarakë të Serbisë janë parë mbi Luginën e Preshevës. Atë ditë, KFOR përmes një njoftimi ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim nga Serbia, duke shtuar se avionët ushtarakë serbë bënë manovra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb