NGA ANILA JOLE*
Avioni që kishte marrë për të fluturuar drejt Janinës lideri i SYRIZA-s Aleksis Cipras, u detyrua të ndërpriste udhëtimin për shkak të një problemi. Avioni u nis rreth orës 10.30 nga aeroporti “Elefterios Venizelos” i Athinës, por teksa ngrihej në fluturim u konstatua një problem në sistemin elektrik të tij. Inxhinierët kontrolluan problemin dhe ranë dakort se ai nuk mund të rregullohej menjëherë, ndaj avioni u rikthye në aeroportin e Athinës, ku lideri i SYRIZA-s dhe pasagjerët e tjerë, morën një tjetër avion për të mbërritur në destinacionin e tyre. Aleksis Cipras ishte nisur drejt Janinës për një takim elektoral në prag të zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkaq mësohet se po hetohet për identifikimin e problemit në avion.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: