Një avion F-18 i Nato-s ka tentuar ti afrohet avionit të ministrit të Mbrojtjes ruse Serghiei Shoigu, që fluturonte mbi Balltik, por që është larguar nga dy jet rusë Su-27, që shoqëronin avionin e shumë të besuarit të Vladimir Putin, që udhëtonte nga Kaliningrad në Moskë, njofton televizioni Shtetëror rus, që citon agjencinë Interfax.

I njëjti lajm është dhënë edhe nga agjencia Tass, ku në bordin e këtij avioni udhëtonte edhe gazetari i saj.


Një funksionar I Nato-s ka shpjeguar për Tass, që avioni ushtarak është afruar për të identifikuar mjetin.


‘Një mjet rus që shoqërohej nga një tjetër avion luftarak rus është parë mbi Detin Baltik’, ka thënë zyrtari. ‘Avionët dhe misioni i policisë së Natos në Baltik, janë ngjitur në qiell për të identifikuar mjetin që fluturonte pranë hapësirës ajrore të Aleatëve’, ka shtuar burimi.


I njëjti incident me një avion të Shoigu dhe një F-16 të Natos ka ndodhur edhe në qershor të 2017.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb