Një aksident ajror ka ndodhur në Etiopi, ku një boeing 737 i Ethiopian Airlines është rrëzuar teksa fluturonte nga Addis Abeda dhe Nairobi, në Kenia.

Të 157 pasagjerët përfshirë dhe ekuipazhin, që udhëtonin drejt Nairobit, kanë vdekur.

Përplasja ka ndodhur rreth orës 8:44 minuta, ora lokale, 6 minuta pas nisjes nga Addis Abeba pranë Bishoftud, rreth 48 km në jug të kryeqytetit etiopian.

149 pasagjerët dhe 8 pjesëtarët të ekuipazhit, kishin 33 kombësi, bën me dije Ebc. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Zyra e kryeministrit të etiopisë Abiy Ahmed i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të gjithë atyre që në këtë aksident kanë humbur të dashurit e tyre.

Avioni i Ethiopian Airlines që ra pak orë më parë në Nairobi, një Boeing 737-8 Max, ishte një mjet i ri, i cili i ishte dorëzuar kompanisë në mes të nëntorit. Është kjo një e dhënë e marrë nga database e Aviacionit Civil Planespotters.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb