TIRANË

Arrestohet dhe ekstradohet nga Belgjika bashkëpunëtori i pilotit italian Riformato i arrestuar pas rënies së avionit të drogës në Divjakë. Policia e Shtetit deklaron se vijon bashkëpunimi i pandërprerë mes Interpol Tirana dhe homologëve, për kapjen me qëllim ekstradimi të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Interpol Tirana dhe Policisë belge arrestohet një tjetër i kërkuar.


Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë i shtetasit Kristjan Demçe, 43 vjeç, banues në Lushnje.


Autoritetet policore belge pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Policinë Shqiptare nëpërmjet Interpol Tirana bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Kristjan Demçe, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Demçe në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në vitin 2014, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugë ajrore nga Shqipëria në Itali, me avionin e shtetasit italian Girogio Riformato.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb