TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në dorë çështjen e avionit të rënë sot në grykëderdhjen e lumit Ishëm që drejtohej nga një 69-vjeçar italian, i vetëm në bord.

Pavarësisht deklarimeve të policisë së në bord nuk ka pasur ngarkesë droge dhe asgjë të dyshimtë, burime nga Krimet e Rënda pohojnë për Balkanweb se piloti italian Guido Andrea Guidi do të merret në pyetje pasi dyshohet për trafik narkotikësh.

Avioni ra sot rreth orës 8 të mëngjesit në afërsi të fshatit Gotull, ndëra u pa edhe nga dëshmitarët, të cilët kanë pohuar se kanë parë avionë të vegjël të fluturojnë edhe më parë.

Avioni i parë me drogë ra më 10 maj të vitit 2014 në bregdetin e Divjakës dhe drejtohej nga piloti italian Giorgio Riformato. Në avion ndodhej një ngarkesë prej 460 kg kanabis. Në 1 shkurt të këtij viti, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 15 vite burg Riformato për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb