PORTO RIKO- Një avion ushtarak është aksidentuar ditën e sotme, duke shkaktuar 9 të vdekur. Aeroplani i përkiste Gardës Kombëtare të Ajrit të Porto Rikos dhe ishte në një fluturim stërvitor, tha Garda Kombëtare.
Pamjet e publikuara tregojnë rrënojat e aeroplanit të përfshira në flakë dhe tymin e zi.
Viktimat ishin 5 anëtarë të ekuipazhit dhe katër pasagjerë të tjerë.
Ushtria po heton se si ka ndodhur ngjarja e rëndë. Aeroplani ishte i mbushur me ngarkesë dhe po fluturonte nga Gjeorgjia në Tucson të Arizonës.
Ai ishte prodhuar të paktën para 50 viteve. Aksidenti ka ndodhur vetëm pak momente pasi aeroplani u ngrit nga aeroporti, raporton CNN. Në terren nuk pati të lënduar.
Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.
(BalkanWeb)