Avokati Jordan Daci i ftuar në emisionin  “Real Story” në “News 24” tha se maxhoranca nuk ka asnjë interes që të ngrihet Gjykata Kushtetuese, pasi kjo gjykatë do të gjykojë vendimet e 30 qershorit etj.

Daci tha se opozita nga ana e saj nuk është pjesë e lojës, pasi ka interes të ngrihet Kushtetuesja. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese do disa muaj që të ngrihet.

“Unë mendoj se opozita nuk është pjesë e lojës, sepse mendoj se opozita do që të ngrihet Gjykata Kushtetuese. Madje, opozita shpresonte te një gjykatë, e cila gjëja e parë që do të gjykonte do të gjykonte votimet e datës 30 qershor. Kemi pasur kandidatura, njerëz që nuk kanë lidhje me Gjykatën Kushtetuese. Unë jam i bindur se Kushtetuesja nuk do ngrihet për disa muaj. Një gjykatë ku do të votohej 5:0 nuk ka kuptim, është ushtar. Kemi njerëz që kanë konflikte interesi. Ka persona që kanë konflikte, janë persona që duan të imponojnë sistemin. Kjo maxhorancsë e para që ka interes të mos ngrihet Gjykata Kushtetuese, edhe për korporatën”, tha Daci.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb