Avokati Gylsen Zhllima ka shprehur shqetësime të forta lidhur me çështjen e pronës në Shqipëri, duke theksuar se problemi fillon nga qytetarët dhe nga mënyra se si ato mund të ndihmojnë për të adresuar çështjet e mbivendosjes së pronave.
Ai ka kritikuar faktin se zgjidhje për problemet e pronës nuk po ofrohen dhe ka theksuar se prona dhe drejtësia janë të lidhura ngushtësisht me votën. Zhllima ka apeluar për kujdesin e qytetarëve kur japin votat e tyre, duke theksuar që vota dhe drejtësia janë bashkë dhe ligjvënësit duhet të mbajnë përgjegjësi për situatën.
Një tjetër pikë që ai ka ngritur është përdorimi i ligjit të legalizimit për fushata politike, përfshirë situatën në Himarë, ku u tha se do të bëheshin legalizime, por ato janë realizuar pjesërisht. Sipas tij, ankimet në Kadastër janë shpesh pa përgjigje, duke shtuar se qytetarët nuk duhet të presin për zgjidhje nga administrata, por duhet të drejtohen në gjykatë për të kërkuar drejtësi.
Avokati Gylsen Zhllima: Problemi i pronës nis dhe nga ne si qytetarë, që përpiqemi të gjejmë mikun dhe kemi sot probleme me mbivendosjen mbi pronat. Sot nuk jepet zgjidhje për problemet e pronës. Prona dhe drejtësia kalon përmes votës. Ne si qytetarë duhet të kemi kujdes kur japim votën. Vota dhe drejtësia janë bashkë dhe ligjvënësit duhet t’ja tregojmë diçka që ai e ka harruar. Ligji i legalizimit është përdorur për fushatë. Është përdorur dhe po përdoret për fushatë ky ligj. Në Himarë u tha se do të jepen legalizimet, por se janë dhënë pjesërisht. “Ankimet” në Kadastër kryesisht janë pa përgjigje. Unë jam që të shkohet në gjykatë, se nuk mund të presim sa të zgjohen ata në Kadastër. Nuk kemi pse paguajmë për informacion në Kadastër.
(BalkanWeb)