Gjatë emisionit “Open” në News24, teksa po diskutohej dosja e Lulzim Berishës i cili u ekstradua nga Spanja dhe mbërriti në Shqipëri mbrëmjen e së martës, ka ndërhyrë mbrojtja ligjore e tij, Detar Hysi.
Avokati i Berishës ka kërkuar nga prokuroria të jetë e pavarur në kryerjen e detyrës dhe të mos përdorë bashkëpunëtorët për interesa të caktuara.
“E ndjej për detyrë profesionale t’ju kujtoj se prokurori t’i përkushtohet përgjegjësisë dhe pavarësisë në ushtrimin e detyrës, jo artificave ekstra ligjore për përdorimin e bashkëpunëtorëve të drejtësisë për interesa të caktuara që cënojnë rendin dhe sigurinë kombëtare.
I penduari Luftar Reçi është një mitoman permanent, ku cdo thënie e tij nuk është konfirmuar para gjykatës”, tha në një mesazh dërguar emisionit “Open”, avokati Detar Hysi.
(Balkan Web)