TIRANE-Avokati i Popullit Igli Totozani denon aktet e dhunes ndaj nje qytetari nga forcat e policise ne qytetin e Korces. Avokati i Popullit deklaron se askush nuk duhet te ngreje dore ndaj qytetareve dhe raste te tilla nuk duhet te tolerohen ne asnje rrethane. Nga ana tjeter Avokati I Popullit vlereson marrjen e shpejte te masave nga autoritetet policore per pezullimin nga detyra te pergjegjesve te dhunes. Avokati i Popullit ka nisur me inisiative hetimin per kete rast duke derguar dy eksperte ne Korce. Avokati I Popullit do te vazhdoje te bashkepunoje me policine nepermjet trajnimeve te ndryshme per ndergjegjesimin e stafit policor ne fushen e te drejtave te njeriut vecanerisht per parandalimin e rasteve te tilla te dhunes ndaj qytetareve.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb