Avokati i Popullit ka trajnuar 850 punonjës të administratës së pushtetit vendor përgjatë dy viteve, në fushën e të drejtave të njeriut. Këto trajnime janë zhvilluar në Bashkitë e Vlorës, Sarandës, Dropullit, Beratit, Lezhës, Shkodrës, Kukësit, Fierit, Lushnjes, Elbasanit, Korcës, Pogradecit, Durrësit, Tiranës, Përmetit, Kolonjës, Peshkopisë, Burrelit, Krujës, Gjirokastrës dhe Gramshit.

Trajnimi i administratës të pushtetit vendor ka qenë objekt i projektit “Mbështetja e Mbretërisë së Danimarkës për Avokatin e Popullit Shqiptar – Më pranë komuniteteve lokale, shoqërisë civile dhe medias (2012-2015)”.

Organizimi i këtij turi trajnimesh (i pari në llojin e tij) u zhvillua në dy faza, me ekspertët e Institucionit të Avokatit të Popullit në bashkëpunim me ekspertë të shoqërisë civile, që kanë njohje të gjerë të fushës dhe problematikave te qytetarëve në raport me administratën e pushtetit në nivel vendore.

Faza e parë, përfshiu 24 bashkitë më të rëndësishme të vendit, në të cilat morën pjesë rreth 750 pjesëmarrës nga administratat e pushtetit vendor, me një kurrikul që përmbante 7 module kryesore që kishin të bënin me: të drejtën për arsimim; të drejtat e pronësisë; e drejta për të përfituar ndihmë ekonomike; e drejta mjedisore; e drejta për informim dhe rritja e pjesmarrjes të qytetarëve në qeverisje; mbrojtja e konsumatorit dhe mbrojtja e grupeve të margjinalizuara. Konkretisht, ky cikël trajnimesh u zhvillua në Vlorë, Sarandë, Dropull, Berat, Lezhë, Shkodër, Kukës, Fier, Lushnje, Elbasan, Korcë, Pogradec, Durrës, Tiranë, Përmet, Kolonjë, Peshkopi, Burrel, Krujë,

Faza e dytë, u zhvillua në 4 bashki pilot në Kukës, Gjirokastër, Gramsh dhe Korçë, në të cilën morën pjesë 120 pjesmarrës nga administratat respektive. Qëllimi i këtij turi, ishte pikërisht ndërtimi i kulturës në respektimin e të drejtave të njeriut në qeverisje, e cila përmirëson dhënien e shërbimeve dhe ka ndikim pozitiv në cilësinë e jetës së qytetarëve, si edhe në rritjen e besimit të publikut tek institucionet

Gjatë kësaj faze, ekspertët e Avokatit të Popullit relatuan mbi tema të një kurrikule të manualit të hartuar dhe miratuar nga OSBE në bashkëpunim me ASPA, për punonjësit e administratës publike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb