Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri sqaroi se shkuan sot në Apelin e Krimeve të Rënda pasi Prokuroria kundërshtonte datën 10 mars për mbylljen e hetimeve për Tahirin. Sipas Haxhisë, Apeli i dha të drejtë Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Haxhia tha ndër të tjera se do të kërkohet pushimin i çështjes për Tahirin, duke u shprehur i sigurt se Prokuroria nuk ka asnjë “as” nën mëngë.
“Sot çuditërisht kërkoi prapë kohë Prokuroria me arsyetimin, më vjen keq që po e them, se është shumë qesharake se duhet të respektohet e drejta e avokatit për të bërë një memo brenda 10 ditësh”,- tha ai.
Ju duket kontradiktore?
Maks Haxhia: Po shumë, megjithatë gjykata e refuzoi dhe la në fuqi vendimin e shkallës së parë
Ka prova të reja për klientin tuaj?
Maks Haxhia: Ne kemi marrë fashikujt e përgatitur nga Prokuroria që do t’i çohen gjykatës për të vlerësuar nëse çështja do shkojë në gjyq apo do pushohet. Ne do kërkojmë pushimin e saj. Prokuroria nuk ka asnjë “as” nën mëngë.
(m.a/BalkanWeb)