I ftuar në emisionin “Log”, në News24, avokati Redi Ramaj u shpreh se në këtë fushatë elektorale Rama ka dalë nga parimi se “nëse ke halle me drejtësinë s’ke punë me PS”, por i ka lëshuar drejtuesit politikë në terren për të marrë votat me cdo formë, përmes administratës apo përmes parave.
Duke iu referuar Belinda Ballukut në Fier, avokat Ramaj tha SPAK ka ngritur një strukturë për të monitoruar krimet zgjedhore.
“Makinat e Tiranës shihen si dalin nga një institucion drejt zonave të caktuara, apo duke ndihmuar apo dhënë para të thata për të ndikuar në zgjedhje.
Do t’i shohim rezultatet, SPAK do të arrijë në nivel tjetër, këto personazhe që e duan votën më tepër për veten e vet, do bëhen agresivë dhe do kenë procedim plus”.
(Balkan Web).