Kanë kaluar tashmë 48 orë që nga momenti që avokati Sokol Mëngjesi u shtrua në spital, pas dhunës në zonën e ish-Bllokut.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se gjendja e tij shëndetësore vijon të jetë e njëjtë.

Ai është prej 48 orësh i shtruar në spital dhe vijon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion, në gjendjen të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë vijojnë ende kërkimet dhe kontrollet për kapjen e tre autorëve të tjerë të shpallur në kërkim, por ende pa rezultat.
Kontrollet janë shtrirë në të gjithë vendin, jo vetëm në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: