TIRANË

Zëvendës ministrja e Brendshme Romina Kuko tha sot në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 se arrestimi i Klement Balilit ishte falë punës së Policisë së Shtetit që ka nisur negociatat prej disa kohësh, duke përmendur verën e kaluar. Nga ana tjetër avokati i Balilit Baftja Rusi, tha se vëllai dhe nipi i Klementit një javë më parë kanë takuar drejtorin e Policisë dhe kanë negociuar.

Kuko: Policia e Shtetit është trajnuar dhe për pjesën e negociatave kur ka tëbëjë me pengjet, me terrorizmin etj.

Është personi më i kërkuar në RSH. Rezultati është ai që ka rëndësi.

Që nga vera e kaluar presioni ka qenë i gjithanshëm si nga Policia e Shtetit ashtu edhe nga partnerët.

Lala: Policia ka pranuar që është e paaftë për ta kapur. Janë bërë 13 operacione. Operacioni i fundit në Shkodër ka pasur 200 forca policie. Ku qëndron suksesi?

Drejtori i Policisë e ka pritur sipas kushteve ku Balili kishte vënë kusht për ta pritur në kthesën e Shijanit. Pse duhet ta quaj sukses këtë”

Avokati: Balili është dorëzuar sepse para një jave vëllai dhe nipi kanë shkuar tek drejtori i policisë dhe i kanë thënë se do dorëzohet. Ai kishte vendosur të përballej me drejtësinë.

Akuza shqiptare nuk ka bërë hetim por ka marrë dosjen greke.

Negociata ka qenë që të mos keqpërdoret informacioni, të mos keqtrajtohet dhe për familjen e tij. Termi “Eskobari i Ballkanit” është i turpshëm, i prodhuar nga qarqe greke.

Është goditur jo vetëm me terminologjinë por edhe nga ana politike dhe nga shërbimi diplomatik. Është vetëm episodi i mbi 672 kg kanabis.

Nazarko: Nuk ka akuza të tjera?

Avokati: Jo absolutisht, është vetëm ai i 672 kg.

Nazarko: Atëherë unë jam me Balin, qenka vetëm një fshatar që është tallur.

Kuko: Negociatat me policinë shqiptare kanë disa muaj që janë duke ndodhur. Nuk ka një javë. Mos ia minimizoni meritat Policisë së Shtetit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb