TIRANË

Komisioneri i BE për Migrimin Dimitris Avramopoulos në një deklaratë për mediat në Tiranë, duke prezantuar projektin e FRONTEX në vendin tonë, tha se që nesër do të ketë roje kufitare në terren, të cilat do të luftojnë kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm dhe çdo aktivitet kriminal që ndodh në kufi.

Avramopoulos u shpreh se Frontex po bashkëpunon me Shqipërinë, me qëllim që kufiri shqiptar të jetë më i sigurt.

Sot është një ditë shumë e rëndësishme sa i takon bashkëpunimit mes BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Jemi këtu së bashku me kryeministrin Rama dhe drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Europiane të Kufirit. Sot ne jemi duke parë këtu edhe një shembull konkret të mënyrës sesi kemi një bashkëpunim më të forcuar në kuadër të rritjes së sigurisë. Nesër do të kemi edhe rojet e para kufitare, në pika kyçe të kufirit me Greqinë.

Më besoni se ky është një hap historik. Është hera e parë që Frontex vendoset në një vend jo të BE dhe po iu dhurojmë mbrojtje një vendi partner. Nesër do të vendosen rojet e para kufitare në kufirin greko-shqiptar. Ne po punojmë së bashku nën frymën e bashkëpunimit. BE ka arritur të firmosë një bashkëpunim me autoritetet policore. Shqipëria mbetet përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve të saj, por edhe në bashkëpunim me shtetin grek. Frontex do të dhurojë bashkëpunim në interes të Shqipërisë dhe gjithë rajonit Perëndimor. Kjo do të luftojë kontrabandën dhe krimin. Për BE, Shqipëria është më shumë se një fqinj, por është pjesë e BE në aspektin historik. BE po bashkëpunon edhe me shtete si Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut etj. Kjo po afron këto vende drejt Bashkimit Europian”, deklaroi Avramopooulos.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb