ATHINË-Komisioneri evropian për Migracionin, Dimitris Avramopoulos u shpreh se Evropa do të orientohet në një situatë kaotike nëse nuk arrihet konsensusi në samitin e jashtëzakonshëm midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë për krizën migratore më 7 mars në Bruksel.

“Nëse nuk do të arrihet fryma e mirëkuptimit më 7 mars, ne do të shkojmë drejt një katastrofe”, tha Avramopoulos gjatë konferencës në Delfi, në Greqinë Qendrore ndërsa mosmarrëveshjet për çështjen e emigrantëve janë shumë të forta midis vendeve të BE-së.

BE-ja më 7 mars do të synojë të ndërmarrë një nismë të përbashkët me Ankaranë për të frenuar krizën më të rëndë migratore në historinë e Bashkimit Evropian. “Data 7 mars do të jetë vendimtare për arritjen e një marrëveshjeje për të ndarë përgjegjësinë midis shteteve anëtare, kusht për një zgjidhje të mundshme të problemit”, theksoi Avramopoulos.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: